Kandidon për drejtimin e SPAK, Klodjan Braho paraqet hetimet e tij më të bujshme: Kam sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro

11/12/2025 13:56

Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion.

I fundit në këtë proces është Klodjan Braho, i cili nisi me paraqitjen e platformës së tij, si dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij.

Ai tha ndër të tjera se gjatë hetimeve nën drejtimin e tij, janë sekuestruar pasuri në vlera miliona euro, ku theksoi se në vetëm një rast janë sekuestruar 18 milionë euro.

“Kandidimi im për të marrë  drejtimin e SPAK, për të luftuar korrupsionin. Plani për konsolidimin e SPAK, në disa pika. Gjatë  karrierës  sime kam hetuar edhe zyrtarë  të lartë. 18.4 mln euro janë sekuestruar në vitin 2023. 18 vite në sistemin e Prokurorisë,  2016-2019  kam qenë te  Krimet e Rënda. Vizioni im, angazhimi për të  konsoliduar  më tej punën e SPAK. Ushtrimi i ndjekjes  penale, do garantohet barazia para  ligjit”, tha ai.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta