Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin
Këshilli Bashkiak i Bulqizës dështoi të vendosë për riorganizimin e vendqëndrimit të automjeteve të transportit të udhëtarëve.
Seanca e ndërprere e 4 dhjetorit përfundoi sërish pa rezultat pas debateve mes përfaqësuesve të kompanisë që administron Terminalin dhe këshilltarëve bashkiakë.
Kërkesat e qytetarëve për të ngritur një stacion të ri pritjeje nuk gjetën zgjidhje. Përfaqësuesit e kompanisë i akuzuan këshilltarët se po shtyjnë përpara hapjen e një stacioni të ri për interesa personale.
Nga ana tjetër këshilltarët e opozitës thanë se po mbrojnë interesin publik dhe se një stacion i ri për udhëtarët vetëm do të lehtësonte qarkullimin
Çështja shkakton përplasje në Bulqizë, që prej vitit 2016 kur kompania e vëllezërve Kurti mori administrimin e vendqëndrimit të mjeteve të udhëtarëve.
Terminali jo vetëm përmbytet sa herë bie shi, por ka dëmtuar edhe bizneset e zonës duke kufizuar lirinë e lëvizjes në qytet. Banorët kërkojnë hapjen e rrugëve alternative dhe një stacioni të ri pranë gjimnazit.
Top Channel