Zhduket liderja e opozitës venezueljane, thellohet misteri pasi fitoi Nobelin e Paqes, ‘lëvizja’ që ngriti dyshime

10/12/2025 14:33

Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado fitoi menjëherë famë nëpër botë kur u shpall në tetor fituese e Nobelit të Paqes për vitin 2025.

Por tani po kaq befasues ishte edhe njoftimi se ajo nuk do të mund ta marrë personalisht Çmimin Nobel për Paqe në Oslo.

Kjo u njoftua nga vetë Instituti i Nobelit. The Guardian shkruan se vendndodhja e Machados nuk dihet, dhe praktikisht nuk është e njohur për publikun për shkak të masave të sigurisë.

Kryeopozitarja duhej ta merrte çmimin në zyrat e Komitetit të Nobelit në Oslo në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe liderëve latinoamerikanë, përfshirë presidentin argjentinas, Javier Milei dhe presidentin ekuadorian, Daniel Noboa.

“Për fat të keq, ajo nuk ndodhet në Norvegji dhe nuk do të qëndrojë në skenë në kohen kur fillon ceremonia”, thuhej ne njoftim.

Kur laureati nuk mund të marrë pjesë, zakonisht një anëtar i afërt i familjes merr çmimin dhe mbajë ligjëratën Nobel në vend të tij. Në këtë rast, çmimin do ta marrë vajza e saj. Kur fitoi çmimin në muajin tetor, Machado ia dedikoi pjesërisht atë presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta