SHBA forcon kontrollet për turistët, mund t’u kërkohet historiku i mediave sociale për hyrje në vend
Presidenti Donald Trump doli sërish nga tema gjatë një fjalimi për ekonominë në malin Pocono, Pensilvani, duke bërë komente të pazakonta dhe të kritikuara gjerësisht për pamjen e sekretares së tij të shtypit, Karoline Leavitt.
Teksa e prezantoi 29-vjeçaren para turmës, ai tha se ajo ka “buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël”, duke ilustruar edhe me efekte zanore.
Turma shpërtheu në brohoritje, por në internet reagimet ishin të ndryshme. Shumë përdorues e cilësuan deklaratën “të frikshme” dhe “të papërshtatshme”, ndërsa organizata progresive “Call to Activism X” e quajti Trump-in “një budalla të neveritshëm”.
Brandon Wolf, nga Fushata për të Drejtat e Njeriut, e kritikoi presidentin për devijimin nga tema ekonomike. “Fjalimi duhej të ishte për ekonominë, por u kthye në obsesion me njerëzit dhe komente për buzët e Karoline Leavitt,” shkroi ai, duke shtuar: “Ndërkohë çmimet nuk po ulen më.”
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën komente të tilla për Leavitt. Në disa raste më herët, përfshirë një intervistë me Newsmax dhe biseda në bord të Air Force One, ai ka përdorur të njëjtën krahasim për buzët e saj, duke thënë se “lëvizin si mitraloz”.
Karoline Leavitt, e cila ka qenë pjesë e ekipeve të komunikimit të Trump që prej vitit 2019, është tani sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Ajo ka ndërtuar një profil të lartë në mediat konservatore dhe është shfaqur rregullisht në televizion.

Gjatë fjalimit, që ngjante më shumë me një miting fushate, Trump sulmoi edhe ish-presidentin Joe Biden dhe kongresmenin demokrat Ilhan Omar, duke përsëritur pretendime të pabaza për jetën e saj private. Ai pranoi publikisht se “nuk kishte lexuar asgjë nga teleprompteri”, ndërsa u tall me shkruesit e fjalimeve të tij.
Leavitt, e martuar dhe nënë e një djali të vogël, ndau fragmente të fjalimit në rrjetet sociale pas eventit, teksa reagimet ndaj komenteve të shefit të saj vijojnë të jenë të nxehta online.
Top Channel