14 mijë dollarë për një vrasje/ ‘Modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime të rënda, rasti tronditës nga… Shtetet e Bashkuara po përgatiten të kërkojnë nga turistët nga dhjetëra vende të botës që të japin historikun e tyre pesëvjeçar të mediave sociale si kusht për hyrje në vend, sipas një propozimi të ri të zbuluar nga autoritetet amerikane.
Kushti do të prekë turistët që hyjnë për 90 ditë pa vizë përmes Sistem Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), për qytetarë nga rreth 40 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë dhe Japoninë.
Dokumenti i propozimit, i publikuar nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), parashikon gjithashtu mbledhjen e numrave të telefonit dhe adresave të email-it të aplikantëve gjatë pesë deri në dhjetë viteve të fundit, si dhe informacion mbi anëtarët e familjes së tyre.
Sipas dokumentit, që është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të forcuar kufijtë dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare, zyrtarët do të kontrollojnë nëse aplikantët mbështesin ose ndihmojnë terroristë të huaj apo kryejnë dhunë të paligjshme.
Analistët e sigurisë dhe të drejtave dixhitale paralajmërojnë se ndryshimi mund të krijojë pengesa për vizitorët dhe të ndikojë në të drejtat e tyre dixhitale. Sophia Cope nga organizata Electronic Frontier Foundation e kritikoi planin, duke thënë se ai mund të “përkeqësojë dëmet ndaj lirive civile”.
Ndërkohë, ekspertët e imigracionit paralajmërojnë se ky hap mund të sjellë vonesa në miratimin e aplikacioneve ESTA, duke ndikuar drejtpërdrejt tek turizmi ndërkombëtar në SHBA.
Politika e re vjen ndërsa vendi pret një fluks të madh turistësh vitin e ardhshëm, për shkak të Kupës së Botës 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, si dhe Lojërave Olimpike të vitit 2028 në Los Angeles.
Ky propozim tani është hapur për komente publike për 60 ditë dhe pjesë e tij do të jetë vendimtare për vizitorët ndërkombëtarë që planifikojnë të udhëtojnë në SHBA në vitet e ardhshme.
Top Channel