Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn: Zaptoi hapësirën publike dhe bllokoi qarkullimin

10/12/2025 11:25

Protesta e Adriak Lapajt përpara Kryeministrisë kundër Edi Ramës, hasi kundërshti nga efektivët e policisë, të cilët mbrëmjen e së martës i kërkuan që të largonin çadrat që kishin ngritur në bulevard, për të kaluar natën.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” së bashku me një grup mbështetësish të partisë së tij, refuzuan urdhrin e policisë, duke çuar në një përplasje me këta të fundit.

Policia e Tiranës ka ndërmarr një tjetër hap ndaj Adriatik Lapajt, duke e kallëzuar në Prokurori për zaptim të hapësirës publike dhe bllokim të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë në zonë.

Lapaj deklaroi në rrjetet sociale, se ky intimidin nuk e tremb aspak, madje, madje e cilësoi si një dekoratë simbolike.

“Paskan letër, bojë dhe kohë për të më proceduar mua penalisht se protestoj. Ajo është dekoratë në gjoksin tim q kam protestuar përballë regjimit më komik në botë. Nuk më intimidojnë dot”, thotë Lapaj.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” vijoi me thirrjet e tij ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar në protestë, ndonëse në ditët e para të qëndresës ka gëzuar një mbështetje të kufizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB