Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç në Australi, a do të ketë sukses?

10/12/2025 08:47

Qeveria australiane ka vënë në fuqi një ndalim kombëtar që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të hapin llogari në platformat kryesore të mediave sociale, një reformë që kryeministri Anthony Albanese e ka quajtur “moment historik” dhe “arsye krenarie”.

Kompanitë e teknologjisë do të përballen me gjoba të rënda nëse nuk ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të ndaluar regjistrimin e të miturve.

Ligji, i cili hyri në fuqi nga mesnata, zbatohet për rrjete të mëdha si Facebook, Instagram, Snapchat, Threads, TikTok, X, YouTube, Reddit, si dhe platformat e transmetimit Kick dhe Twitch.
Megjithatë, aplikacionet e përshtatura për të mitur ose për përdorim arsimor, si YouTube Kids, Google Classroom dhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp – mbeten të disponueshme për përdoruesit nën 16 vjeç.

Kompanitë e mediave sociale kanë kundërshtuar masën duke paralajmëruar se ndalimi mund të jetë joefektiv dhe i vështirë për t’u zbatuar, pasi shumë të rinj mund të anashkalojnë sistemin duke përdorur të dhëna të rreme.

Shembulli i 15-vjeçares Lulu, e cila arriti të krijojë një llogari të re pasi llogaritë e saj të vjetra u bllokuan për shkak të moshës, tregon sfidat praktike të kontrollit.

Administrata australiane synon që deri në Krishtlindje të ketë një vlerësim të qartë të efektivitetit të ndalimit, përfshirë numrin e shkeljeve dhe masat që do të merren kundër kompanive që nuk respektojnë rregulloren.

Sipas analistëve në Australi, vendet e tjera po e vëzhgojnë nga afër këtë politikë, e cila mund të shërbejë si model për mbrojtjen online të fëmijëve në mbarë botën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta