Trump bën komente të pazakonta për sekretaren e shtypit në mitingun e Pensilvanisë: Buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël “Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të ndërhyjnë për të shpëtuar demokracinë në Europë”… Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk e kurseu ironinë në komentet e tij ndaj strategjisë së re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila u publikua së fundmi nga Shtëpia e Bardhë.
“Nuk shoh ndonjë nevojë që amerikanët të përpiqen të shpëtojnë demokracinë në Europë. Nëse demokracia këtu do të kishte nevojë për shpëtim, ne do ta menaxhonim vetë këtë çështje”, tha ai.
Kancelari theksoi në fjalën e tij pavarësinë dhe kapacitetin e Europës për të mbrojtur sistemet e saj demokratike. Merz nënvizoi po ashtu se izolimi nuk është në interes të SHBA-së dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor.
“Ju keni nevojë për partnerë në botë, dhe një nga ata partnerë mund të jetë Europa. Dhe nëse nuk mund të gjeni pikë të përbashkët me Europën, të paktën bëni Gjermaninë partnerin tuaj”, shtoi më tej.
Deklarata e Merz vjen në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po shqyrtohen me kujdes, duke marrë parasysh sfidat globale dhe tensionet politike ndërkombëtare. Ai është duke mbështetur me forcë idenë se Europa ka aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur vetveten, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të mbajnë një rol mbështetës, por jo domosdoshmërisht shpëtues.
Top Channel