Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasada amerikane: Dumani vendosi standard për bashkëpunim të fortë kundër krimit, shpresojmë që edhe pasardhësi… Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.
Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.
Gjithashtu 91 masa ndaj drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.
Top Channel