Dyshohet se vodhën fondet publike për punë fiktive, çfarë zbuloi Prokuroria për 5 zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ‘teknika’ që përdornin
Një 35-vjeçare është nën hetim, pasi dyshohet se dhunoi vëllain e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 35 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të saj”, njofton policia.
Nga ana tjetër një 44-vjeçar u arrestua, pasi përplasi automjetin me drejtues shtetasin me iniciale E. A..
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Kraps, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. A., 31 vjeç. Si pasojë u dëmtuan 31-vjeçari dhe një pasagjere në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel