Dy ditë më parë, Policia e Durrësit i referoi Prokurorisë materialet për procedim penal ndaj një 14-vjeçari nga Durrësi, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale dyshohet se ai zotëron një mjet prerës, një thikë.

I mituri kishte publikuar një foto në TikTok së bashku me një bashkemoshatar, ndërsa mbante në dorë një thikë.

Burime policore bëjnë me dije se, megjithëse adoleshenti banon në zonën e ish-Kënetës, vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në të cilën humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, as ai dhe as shoku i tij nuk i njohin të miturit e përfshirë në konfliktin fatal.

Fenomeni i “modelit të të fortit” po bëhet gjithnjë e më problematik, duke nxitur dhunën dhe pasojat e rënda mes adoleshentëve.

Megjithëse përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në vendin tonë, platforma vazhdon të përdoret gjerësisht përmes VPN-ve të huaja.

Ky rast vjen menjëherë pas ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së 15-vjeçarit Boba, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar.

Pas 9 ditësh në spital, 15-vjeçari u nda nga jeta, ndërsa autori i mitur u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje, fillimisht të mbetur në tentativë.

Ndërkaq të mitur të tjerë pavarësisht pasojës fatale të këtij rasti e të rasteve të tjera, vijojnë të përdorin armë të ftohta dhe t’i ekspozojnë ato në rrjetet sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta