Mori 116 milionë paund ryshfete me anë të korporatës që drejtonte, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

09/12/2025 22:52

Kina ka ekzekutuar një ish-bankier të lartë për pranimin e ryshfeteve prej 116 milionë paundësh në një spastrim të zyrtarëve të lartë të korruptuar që qeveria e Presidentit Xi Jinping po kryen.

Bai Tianui, ish-drejtori i përgjithshëm i firmës së menaxhimit të aseteve China Huarong International Holdings, u vra të martën në qytetin verior të Tianjin.

Bai, sipas prokurorëve, abuzoi me pozicionin e tij në kompaninë shtetërore të investimeve midis viteve 2014 dhe 2018, duke pranuar një “sasi të madhe” ryshfetesh që arrinin në 1.1 miliardë juanë.

Në një deklaratë, gjykata tha: “Sasia e ryshfeteve të marra nga Bai Tianhui ishte jashtëzakonisht e madhe, rrethanat e krimit ishin veçanërisht serioze dhe ndikimi shoqëror ishte shumë i rëndë.”

Sipas The Telegraph, gjykata shtoi se krimi i Bai kishte “dëmtuar interesat e shtetit” dhe të popullit kinez dhe “ai duhet të ndëshkohet rëndë sipas ligjit”.

Gjykata Supreme Popullore, gjykata më e lartë e Kinës, tha se faktet e çështjes ishin “të qarta” dhe provat kundër Bai ishin “përfundimtare dhe të mjaftueshme”, kështu që dënimi i tij ishte “i përshtatshëm”.

Zyrtarët nuk dhanë detaje se si u ekzekutua Bai, por thanë se atij iu lejua të takohej me të afërmit e ngushtë paraprakisht.

Gjykata e Lartë Popullore e Tianjinit mbështeti dënimin e tij me vdekje pasi hodhi poshtë apelin e tij më 24 shkurt.

Në Kinë, një dënim me vdekje i dhënë nga gjykatat e ulëta duhet t’i paraqitet për shqyrtim Gjykatës Supreme Popullore.

Huang ishte krijuar për të trajtuar kreditë e këqija nga bankat shtetërore dhe u riemërua China Citic Financial Assets Management pas një shpëtimi të orkestruar nga qeveria në vitin 2021.

Ishte një nga katër kompanitë e formuara në vitin 1999 për të ndihmuar në pastrimin e grumbujve të borxheve të këqija që mbytën sistemin bankar të Kinës, dhe kompania më vonë u zgjerua në bizneset e investimeve, kredive dhe pronave.

Bai është drejtuesi i dytë i lartë nga firma që ekzekutohet për korrupsion.

Lai Xiaomin, ish-shefi i Tianui-t, u ekzekutua në janar 2021, një muaj pasi u shpall fajtor për marrjen e 191 milionë paundëve ryshfete dhe përvetësimin e më shumë se 2.6 milionë paundëve në asete publike.

Mbikëqyrësi i Kinës kundër korrupsionit, Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës, arrestoi 54 rregullatorë shtetërorë, bankierë dhe drejtues të lartë financiarë në nëntë muajt e parë të vitit, sipas një vlerësimi nga South China Morning Post.

Vitin e kaluar, u pushuan nga puna gjithsej 97 drejtues të lartë financiarë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta