Tre lëshimet e Rusisë për fundin e luftës: Ne, jo më bosht i së keqes

08/12/2025 12:28

“Europa donte të na izolonte, nuk ia doli dhe tani po zbulon se e vetmja që mbeti e izoluar është ajo”, Marat Bashirov, politolog i njohur për bindjet e tij pro-Putin dhe ish-kryeministër i republikës separatiste të Luhanskut në vitin 2014, thotë se ky është një moment i mirë për Moskën.

“Vizita e Vladimir Putinit në Indi ishte ndryshe nga të tjerat, sepse SHBA-ja shpresonte shumë ta shkëpuste Nju Delhin nga kjo bashkëpunim mes tigrit, dragoit kinez dhe ariut rus. Që nga pritja në aeroport u kuptua se do të finalizonim të gjitha marrëveshjet që administrata Trump kishte tentuar kot t’i pengonte muajt e fundit”, shprehet Bashirov.

Politlogu thotë se me Donald Trumpin president, Shtetet e Bashkuara e kanë ndryshuar paradigmën e promovimit të interesave të tyre.

“Që konkurrenti kryesor global për ta është Kina, kjo dihej prej kohësh. Kjo e detyron Shtëpinë e Bardhë të mos na konsiderojë më pjesë të të ashtuquajturit ‘boshti i së keqes’. Si pasojë, ‘çështja ukrainase’ për ta nuk ka më asnjë vlerë.

Thjesht duan të heqin qafe atë problem.”, mendon ai. Më tej, rreshton ato që sipas tij, janë tre lëshimet që mund të bëjë Rusia për fundin e konfliktit.

“Sa i takon NATO-s, territoreve dhe përmasave të forcave të armatosura të Ukrainës, këtu s`ka lëvizje, është një qëndrim i ngurtë, zyrtar. Gjithçka tjetër janë nuanca gri”, shprehet ai.

Nga e gjen Moska besimin se është në gjendje të vendosë kushte?  “Së pari, ju jeni të ndarë në të paktën tre grupe. Janë miqtë ose aleatët, le ta themi kështu.

Pastaj është Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që mbështesin luftën. Grupi i fundit është ai i heshturve, i përbërë nga të gjitha shtetet e tjera, për të cilat çështja kryesore është uniteti i BE-së dhe problemi i madh i Natos – si  aleancë jo më atlantike, pa SHBA-të.

Italia lëkundet mes grupit të dytë dhe të tretit. Kur të bini dakord mes jush, ndoshta do të keni më shumë peshë. Por për momentin, thekson Bashirov, faktet flasin vetë: Ju jeni të izoluar, jo ne.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta