“Kjo është një ndër shembujt e deklaratave qe administrata tatimore po përdor për nxitjen e formalizimit në paga si dhe ndërtimin e një liste pagash reference.
Në këtë deklaratë kërkohet gjithashtu të përcaktohet se sa është paga minimale dhe maksimale qe ky individ që po e nënshkruan ka marrë. Në pamje të parë duket e thjeshtë… por që ngre shumë pikëpyetje: A është vullnetare? Dhe a pasqyron realisht pagesën që marrin?”
“Në kuadër të nismave që marrin tatimet se s’ka dalë ndonjë VKM, është menduar që të bëhet ky lloj deklarimi që të kuptohet se pagat shpërndahen një pjesë të pagës ta japin në bankë dhe një pjesë në cash”, shprehet Etleva Treska, eksperte kontabël.
Pas publikimit të listës së referencave në ndërtim, tatimet po e shtrijnë aksionin dhe në sektor të tjerë. Ekspertët këtë deklarim përtej formalizimit e lidhin ndjeshëm me vjeljen e të ardhurave për të mbushur kështu arkën e shtetit duke u drejtuar kështu direkte bizneseve.
“Në momentin që kemi dedikim më të lartë të buxhetit për pjesën e sigurimeve, e vetmja mënyrë e drejtpërdrejtë është rritja e sigurimeve shoqërore dhe mënyra për ta realizuar është shtrëngimi i bizneseve për ta bërë sa më reale të pagës.“, shton ajo.
Këto mënyra të orientimit të biznesit drejt deklarimit real dhe formalizimit të tregut s’duhet të jenë të vetmet sipas analistëve.
“Dhe jam e mendimit që jo vetëm të shikohet rritje pensionesh dhe shtrëngim të pagës duhet parë më gjerë se ku kemi mundësi ti ofrojmë biznesit që të jetë sa më real në deklarimet e tij.”, thekson Treska.
Tatimi mbi të ardhurat personale është një zë i rëndësishëm në të ardhurat tatimore ku në 10 muaj u mblodhën 69.6 mld lekë, 25% se e njëjta periudhë në 2024.
TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
(Burimi: Drejtoria e Tatimeve)
10 mujori
69.6 mld lekë
+25%
Top Channel