Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia e paqes është dhe e jona
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbështetja e Kievit dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes evropiane janë përparësi kryesore për të ashtuquajturin “Aleanca e të gatshmëve”, një grup vendesh që kërkojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë .
Von der Leyen tha se kishte informuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë të Koalicionit mbi përparësitë e planit evropian. Ajo tha se propozimi për të përdorur asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën ishte “kompleks”, por do të rriste koston e luftës për Moskën.
“Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë”, tha Presidentja e Komisionit.
Ajo shtoi se lidhjet brenda Evropës ishin “ më të forta se kurrë ” dhe se shtetet anëtare do të vazhdonin “të qëndronin së bashku, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën”.
This afternoon, we had a meeting of the Coalition of the Willing. I updated President @ZelenskyyUa and leaders present on two key priorities – support for Ukraine and increasing European defence preparedness.
We all know what is at stake and we know we do not have any more time…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 8, 2025
Top Channel