Probleme në ekonominë gjermane, numri i bizneseve dhe personave që shpallën falimentin kap shifra rekord, ja sa do i kushtojë Gjermanisë
Një gjykatë suedeze liroi sot nga akuzat aktivistët mjedisorë që hodhën bojë në një dritare që mbronte një pikturë të Claude Monet, duke thënë se nuk kishin ndërmend të shkatërronin veprën artistike.
Më 14 qershor 2023, dy gra i zhytën duart në bojë të kuqe përpara se ta aplikonin atë në pikturën “Kopshti i Artistit në Giverny” (Le Jardin de l’artiste à Giverny- 1900), e cila ishte huazuar nga Musée d’Orsay në Muzeun Kombëtar të Suedisë si pjesë e një ekspozite kushtuar kopshteve dhe natyrës.
Organizata Återställ Våtmarker kishte marrë përgjegjësinë për këtë veprim dhe kishte postuar një video në të cilën aktivistët mund të dëgjoheshin duke bërtitur “situata klimatike është urgjente” dhe “shëndeti ynë është i kërcënuar”.
Piktura nuk u dëmtua, siguroi në atë kohë drejtori i Musée d’Orsay.
Megjithatë, dy gratë e reja dhe katër aktivistë të tjerë u akuzuan për vandalizëm.
Sipas vendimit të lëshuar sot nga gjykata e Stokholmit, aktivistët mohuan se kishin ndërmend ta shkatërronin pikturën, duke konfirmuar se protesta e tyre ishte nxitur nga “kriza klimatike”.
Ata zgjodhën qëllimisht një pikturë të mbrojtur nga një vitrinë dhe përdorën bojë që lahej lehtë, thanë ata.
Argumentet e tyre e bindën gjykatën, e cila vendosi se aktivistët nuk kishin ndërmend të shkaktonin dëme të përhershme në vepër, megjithëse një sasi e vogël boje përfundoi në kornizë.
Gjashtë të pandehurit u liruan nga akuzat dhe nuk u detyruan të paguanin kompensim për incidentin.
Top Channel