I mori me dhunë një varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 36-vjeçari në Kamëz Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve.
Kryeministri u shpreh se zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve ndërsa sot, sipas tij bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore dhe vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes.
Rama foli edhe për një strukturim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Pyjeve duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergj mes tyre.
“Duke kthyer kokë pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot. Kam parasysh se na u desh një dekadë më parë të bëjmë 2 ndërhyrje radikale për të siguruar marrjen e një kthesë ku prerja e paligjshme e pyjeve dhe gjuetia ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin në trupin e natyrës së Shqipërisë. Sot shohim me krenari rezultatet e dy moratoriumeve.
Nga ana tjetër zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës në Shqipëri ishin nën agresionin e ndërtimeve të paligjshmeve, ndotjeve dhe më vjen shumë mirë që sot bilanci flet për një ulje të krimeve mjedisore për vënien në kontroll të agresionit të ndërtimeve dhe ndotjes. Thënë këto asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende i asgjësuar si problematik dhe në tërësinë e këtyre elementëve ajo çka përbën një pik të domosdoshme për një ecuri të suksesshme në këtë sukses.
Për këtë arsye bashkë me Ministrin e Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve dhe natyrës. Një reformim që do një strukturim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të Pyjeve duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergj mes tyre. Sot kemi një menaxhim të fragmentuar, modele që nuk janë koherente me njëra tjetrën. Vendosja e një sistemi kombëtar monitorimi i biodiversitetit. Askush askund nuk i ka gjetur një ilaç zjarreve që kur vijë bëjnë dëme edhe kolosale. Do fusim edhe pyllëzimin me dron që sjellin eficencë dhe janë të buxhetuara për vitin që vjen”, u shpreh Rama.
Top Channel