Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho

05/12/2025 15:28

Nesër në orën 10:30 do të mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë.

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar sot, më datë 05.12.2025, kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për masën e sigurimit ndaj shtetasit N.S., me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”.

Seanca është caktuar të zhvillohet ditën e nesërme, më 06.12.2025, në orën 10:30, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta