Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh me SHBA
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas miratimit të planit të Qeverisë për ngritjen e 20 qendrave të reja të emigrantëve në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, ku sipas demokratit ka mungesë transparencë dhe garanci sigurie.
Sipas Balliut, ky vendim rrit rrezikun për komunitetet lokale. ‘Të hapësh kampe me qindra persona nga zona të konfliktit, pa u konsultuar me qytetarët është papërgjegjshmëri’, shprehet Balliu.
Më tej ai thotë se i ka dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë zyrtare me shkrim për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.
Reagimi:
Qeveria ka miratuar planin për ngritjen e 20 qendrave të reja të emigrantëve në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, pa transparencë dhe pa garanci sigurie. Ky vendim rrit rrezikun për komunitetet lokale në një kohë kur rendi publik është në krizë dhe policia nuk garanton dot sigurinë elementare në qytetet tona.
Të hapësh kampe me qindra persona nga zona të konfliktit, pa u konsultuar me qytetarët dhe pa një plan të qartë sigurie, pa transparencë, është papërgjegjshmëri e rëndë. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një korridor të pakontrolluar migrator ndërkohë që institucionet tona të rendit janë të mbingarkuara dhe të politizuara.
Për këtë arsye, nën cilësinë e Zv. Kryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, i kam dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë zyrtare me shkrim për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh me sigurinë e tyre dhe pse qeveria merr vendime të tilla në mënyrë të fshehtë. Qytetarët kanë nevojë që Shqipëria të mos shndërrohet në vendin që lejon depozitimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm në botë.
Siguria kombëtare duhet të jetë prioritet absolut!
Top Channel