“Të të vijë ‘reendë’!”/ Të qeshura në Kuvend, Balla ‘ngacmon’ Peleshin me dialekt korçar, ironi me Balliun: Ti turpërohesh, je nga këta që…

04/12/2025 11:12

Po mbahet sot seanca e radhës plenare, por as kjo e enjte nuk ka nisur ‘mbarë’, pasi opozita kërkon që në sallë të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, si dhe heqjen e disa pikave nga rendi i ditës.

Edhe pse përplasje ka pasur mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë.

Ndërsa Klevis Balliu i kërkoi Taulant Ballës që t’u drejtohet me respekt kolegëve dhe të mos i thotë Erald Kaprit ‘dhëndri’, Peleshi iu përgjigj duke i thënë se fjala dhëndër nuk është ofendim.

E ndërsa fliste, Peleshi fjalën ‘rëndë’, e tha me dialekt korçar, gjë që Balla më pas ia përdori me batutë duke i thënë ‘ të të vijë reendë’, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ndërkohë Balliu nuk ishte dakord me këtë gjuhë duke i tërhequr sërish vëmendje Ballës, teksa ky i fundit iu drejtua duke i thënë” dhe ti nga këta që të të vijë reendë je…

Pjesë nga debati:

Balliu: Dhe me kolegun Kapri, jo dhëndër jo stër’dhëndër, çfarë janë këto turpe?

Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të konsiderohet e ‘rendë’ atëherë është luks për ne dhe arritje e parlamentin

Balla: Të të vijë reendë… kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër, dhe ti je nga këta që të të vijë rendë je, ti turpërohesh (qesh)

Peleshi: Nuk është fyerje, për mua është kompliment (qesh)

Balliu: Zotëria ka probleme nuk kupton,

Peleshi: S’mund të mbash mikrofonin duke treguar me gisht se nuk je as prokuror as gjyqtar

Balliu: Se përcaktoni ju se çfarë flas në replikë…. a mundet zotëri këto 20 pika t’i shkurtoni? Është të tallesh. Këtë i thash zotërisë që nuk e kupton gjuhën normale

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta