Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë/ Ja në cilën orë do të “paralizohet” lëvizja
Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.
Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.
Top Channel