“Nuk e di kush do t’i tregojë djalit për humbjen tënde”, bashkëshortja e Shpat Kasapit mban fjalimin prekës: Ishte shumë i mirë për këtë botë mizore

02/12/2025 16:31

Një ditë përkujtimore është mbajtur ditën e sotme në Komunën e Çairit, në nderim të jetës dhe veprës së artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Të pranishëm në këtë organizim ishin familjarë, miq dhe kolegë të shumtë, të cilët nderuan figurën e këngëtarit.

Një nga të pranishmet që mori fjalën ishte nëna e Shpatit. Mes lotësh ajo u shpreh se pavarësisht përvojës së saj jetësore në arsim, dhimbja për djalin ia kishte marrë zërin.

“Ndoshta do të thoni pse nuk jam në gjendje të flas edhe pse 22 vite kam ligjëruar, sot ndjejë një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë dhe e ndjejnë të gjitha nënat që kanë humbur një fëmijë. Jam krenare që kam lindur një djalë që ju të gjithë e keni dashur kaq shumë. Le të prehet në pas atje, të jetë i qet sepse vitin e fundit nuk ka qenë”, u shpreh nëna e tij.

Pas saj, fjalën e mori bashkëshortja e tij, Selvije Jao. Ajo e cilësoi Shpatin si njeriun që e kompletoi dhe e deshi pa kushte, ndërsa foli me emocion për djalin e tyre, Roelin, i cili ende nuk e ka kuptuar humbjen e të atit.

“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur. Mbi të gjitha, më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij. Unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’i tregojë, por e di që ai do të jetë shumë krenar me babain e tij. Shpati është përkushtuar deri në frymën e fundit që ai të rritet me të gjitha të mirat. I kam thënë edhe Shpatit, ti je shumë i mirë për këtë botën tonë mizore” ,tha Selvija.

Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek artdashësit dhe familja. I ndjeri u varros të dielën që lamë pas, në qytetin e tij të lindjes, në Tetovë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta