Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Ajo tha se biznesmeni ishte i kartelizuar për shpërndarje droge, dhe ishte referuar për hetim pasuror nëse i justifikonte apo jo pasuritë.
Ndër të tjera gazetarja zbuloi itinerarin e viktimës gjatë orëve të fundit të jetës.
“Fillimisht karburantin e kishte shitur dhe më pas e kishte riblerë nga i njëjti person, zi zotëron një rrjet taksish në këtë qytet, një aktivitet që po verifikohet në kuadër të disa pistave të ngritura nga grupet e hetimit. Ajo që është e faktuar është se ky shtetas ka qenë i arrestuar për çështje të shpërndarjes së drogës, ndaj është kategorizuar si person me precedent penal. Policia nisi një hetim pasuror, që nuk pati një finalizim konkret. Ka pasur dyshime se transaksionet.
Nga kamerat e sigurisë ajo që shikohet është një shtetas zbret, ka një kapuç në kokë, zbret dhe qëllon menjëherë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, sipas grupit të hetimit. Kamerat e sigurisë janë bllokuar nga grupet e hetimit.
Lëvizjet e tij të fundit kanë qenë drejt Spanjës, por nuk jepet data fikse. Janë verifikuar dhe orët e fundit të viktimës, ku janë pyetur edhe familjarët e tij, ai kishte qenë jashtë Elbasanit bashke me anëtarët e familjes”, deklaroi gazetarja.
Top Channel