Pensionistët marrin bonusin/ Nga sot, 756 mijë pensionistë mund të tërheqin nga 10 deri në 15 mijë lekë Një nga zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Lezhë është edhe njësia administrative e Zejmenit.
Prej një jave, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Spiten dhe Tresh ndodhen nën ujë, i cili në disa zona ka arritur deri në 1 metër.
Fermerët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë më shpresë që mbjelljet e grurit dhe jonxhës të japin rendiment këtë sezon, për shkak të prezencës së ujit për një kohë të gjatë në tokat e tyre. Ata thonë se kjo është një situatë e përsëritur dhe asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara.
Sipas të dhënave të strukturave të Mbrojtjes Civile, me mbylljen e argjinaturës së çarë të Lagunës së Vainit, niveli i ujit ka rënë dhe sipërfaqja e përmbytur aktualisht është rreth 300 hektarë.
Ndërkohë, prej dy ditësh grupet e punës të Bashkisë Lezhë kanë dalë në terren dhe po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Njësitë Administrative Kolsh, Shëngjergj dhe Zejmen.
Top Channel