Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë

01/12/2025 15:40

Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Kukur të Gramshit.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sipas informacioneve të para  nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Kukuri është rreth 2 ore larg nga Gramshi, në një zonë malore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta