Një prej ekspertëve më në zë të menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, nga Universiteti i njohur Johns Hopkins në SHBA ka dalë me një propozim të veçantë, duke kërkuar që përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë të mbështeten tek modeli i Kosovës.

Idenë e tij ai e ka përcjellë edhe në një analizë të publikuar në revistën akademike SAIS Review of International Affairs. I pyetur nga REL lidhur me shtjellimin e kësaj ideje më në detaj, Joseph shpjegoi se zbatimi i parimeve të Rezolutës 1244 në Donbas – administrimi ndërkombëtar, vendosja e trupave paqeruajtëse dhe shtyrja e çështjes së sovranitetit për më vonë – mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie pa pasur nevojë të pranojë aneksimin rus të rajonit. “Gjëja më e rëndësishme dhe më interesante e përdorimit të modelit të Kosovës në Donbas  për të arritur një armëpushim, është se presidenti rus Vladimir Putin e mbështet atë.

Kjo është pika fillestare, por jo e vetmja. Putin, për më shumë se dy dekada, ka insistuar se duhet të respektohet Rezoluta 1244, shprehet eksperti, që kujton sesi me këtë rezolutë të vitit 1999 u urdhërua  tërheqja e trupave të Republikës Federale të Jugosllavisë nga Kosova dhe vendosja e Kosovës nën administrimin e OKB-së. Putin, gjithashtu, ka përsëritur vazhdimisht se Kosova dhe Ukraina janë e njëjta gjë, pohon Joseph.

Ideja e përdorimit të një modeli është krejtësisht e përshtatshme. Administrata amerikane po merr elemente nga plani për Gazën. Por, unë mendoj se modeli i Kosovës është shumë më relevant se ai i Gazës. Modelin e Kosovës edhe vetë Putin e di shumë mire, vazhdon ai. Eksperti vlerësoi më tej përpjekjet e administratës Trump, duke theksuar se ajo ka vënë në qendër arritjen e paqes në Ukrainë dhe ka sjellë dinamikë të re në procesin e negociatave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta