Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë
01/12/2025 12:56
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e kandidatit demokrat Aulon Kalaja për të detyruar SPAK që të hetojë faljen e gjobave.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se vendimi u dha nga gjyqtarja Nertina Kosova e cila shprehet se falja e gjobave nga nuk përbën fakt penal për tu hetuar.
Kalaja u shpreh për Top Channel se teksa çështja nuk është hetuar nga SPAK dhe gjykata nuk i dha të drejtë, ai do ti drejtohet gjykatës se lartë me rekurs.
Top Channel