“Det” plehrash nga Velipoja në Kroaci/ Lumi i dërgon në bregdet, dallgët i kanë “eksportuar” në plazhet kroate

01/12/2025 15:21

Pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit, bregdeti i Velipojës ka marrë këtë pamje.

Ky është çmimi që ne po paguajmë sot për mënyrën se si e kemi trajtuar mjedisin gjatë gjithë vitit. Ajo çfarë ne shohim në Velipojë nuk është surprizë, por janë pasojat e mijëra mbetjeve plastike të hedhura në lumenj, përrenj dhe në zonat malore..

Mirsad Basha, aktivist në Shkodër, thotë se duhet ndërgjegjësim qytetar për të shmangur këto situata. Të rinjtë e qytetit po përgatisin edhe një aksion vullnetar për pastrimin e Velipojës..

Por mbeturinat shqiptare nuk kanë ndotur vetëm Velipojën, por kanë përfunduar deri në Kroaci, duke bërë xhiron e mediave botërore, mes të cilave edhe në New York Times. Kroatët akuzojnë për këtë gjendje shqiptarët.

“Këtë vit ishte shumë, shumë keq, sepse plazhi ynë kryesor ishte i mbushur me mbeturina. Po ashtu edhe porti i vjetër i Dubrovnikut ishte si një pishinë e madhe vetëm me mbetje. Dallohen që janë shqiptare nga paketimi i tyre, nga mbishkrimet e shisheve që janë në shqip. Madje këto ditë kemi nxjerrë edhe topa futbolli që kishin të stampuar shqiponjën tuaj në to. Kam vizituar Shqipërinë, 5 vitet e fundit ka njohur një bum në turizëm pasi është shumë e bukur, por duhet të kujdeseni më tepër për mjedisin. Ne e zgjidhëm këtë problem duke i paguar njerëzit që sillnin shishet pas dhe nuk i hidhnin në tokë”, shprehet Ivan Vukovic, përgjegjës i zonës turistike në Dubrovnik.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta