Kjo e hënë që ishte zgjatim i festave e për rrjedhim ditë pushimi, nuk qe e tillë për SPAK dhe as për Berishën.

Ish-kryeministri nën akuzë për korrupsion, u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë e për të treguar se e respekton gjykatën. Dhe për ta pritur dikush kishte dalë ta priste për ti dhënë shkresën që e firmos rregullisht prej 3 janarit. Me Dumanin në ikje si kryeprokuror, dhe kur SPAK gjendet nën ethet e garës për drejtuesin e ri që mbahet në 11 dhjetor, Berisha qartëson se kritikat nuk janë për këdo

“Unë jam pro prokurorëve të ligjit dhe oficerëve”, u shpreh kreu i PD, Sli Berisha.

Kur detyrimi i paraqitjes u zbatua edhe nga ish deputetja Monika Kryemadhi, e pandehur në një hetim tjetër, ish bashkëshorti i saj ka kërkuar të pyetet për 21 janarin. Në këtë pikë Berisha ka besim tek kreu i Partisë së Lirisë.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka caktuar ende datën se kur do ta shqyrtojë masën e Berishën që kërkon shpalljen si jo ligjore të masës detyrim paraqitje”,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB