Aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë/ Të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre persona që ndodheshin në urban, arrestohet shoferi
01/12/2025 09:34
Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel