Emri/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari, pritet ekstradimi Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës.
Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.
Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.
Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel