Aksident në aksin ‘Levan-Tepelenë’, plagoset një 45-vjeçar, arrestohet shoferi Aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Roskovec–Berat.
Pranë fshatit Strum, Një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.
“Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka 50 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.
Top Channel