Abuzimi i 19-vjeçares në Dibër/ Oficeri Jetmir Uka u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi në ‘WP’

01/12/2025 14:29

Zbardhen detaje të tjera nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uka.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se oficeri i ka shkruar vajzës duke u prezantuar si shefi i krimeve.

24-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar 19-vjeçaren, përmes një fotoje të saj të marra nga rrjetet sociale, të cilat i kishte postuar gjatë periudhës së verës.

Denoncimi është bërë nga vajza bashkë me të ëmën, ndërsa Uka është larguar nga vendi i ngjarjes drejt Kosovës, por me pas u vetëdorëzua.

Ndër të tjera gazetarja Hoxha rikujtoi që jemi në 16 ditë e aktivizimit botëror kundër dhunës, ku vendi ynë ka pasur rritje të dhunës digjitale. “Jemi në 16 ditët e aktivizimit botëror kundër dhunës, Shqipëria ka njohur rritje të dhunës dixhitale. Po vërehen denoncime kur gratë dhe vajzat, por edhe të miturat po përndiqen online ose merren foto video dhe shantazhohen”, tha ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta