Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë 10 persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës, pasi u konstatua se shisnin drogë në lagje të ndryshme të këtij qyteti.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Andromeda”, u vunë në pranga:
U arrestuan shtetasit
1. Mihal Llavdaniti-18 vjeç
2. Klajdi Rondo-23 vjeç
3. Dorian Alikaj-30 vjeç
4. Meteo Rondo-20 vjeç
5. Alsid Cani-35 vjeç
6. Armand Majko-21 vjeç
7. Arben Puleri-52 vjeç
8. Mikel Novi-30 vjeç.
U ndaluan shtetasit:
Dëfrim Rondo, 55 vjeç, dhe Xhuljano Guma, 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia ka sekuestruar 1 kilogramë e 82 gramë Kokainë, një sasi Cannabis, e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metal-kërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.
Nën hetim janë edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në:
K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, Kokainë;
E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni që shtetasi K. M. kishte lëndë narkotike dhe nuk e kishte kallëzuar;
A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën disa fishekë gjuetie.
“Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve: A. C., iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel