Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës
Autoritetet vendore, deputetë, përfaqësues të institucioneve dhe dhjetëra qytetarë morën pjesë në homazhet për nder të bijve dhe bijave të Fierit që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Pjesëmarrësit vendosën kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve, ndërsa atmosfera u shoqërua nga interpretimet e bandës frymore të qytetit.
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në fjalën e tij u shpreh se kjo ditë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë.
“Sot përulemi me respekt përpara heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo është një ndjenjë krenarie për të gjithë ne, dhe pjesëmarrja e gjerë, pa dallim moshe, tregon se vlerat e Luftës do të vazhdojnë t’i transmetohen brez pas brezi”, u shpreh Subashi.
Ceremonia u mbyll me vendosjen e luleve nga të pranishmit dhe me tingujt solemnë të bandës së qytetit, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e dëshmorëve dhe rëndësinë e kësaj date historike.
Top Channel