Analiza e REL/ Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për migrantët kinezë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e mëtejshëm të politikave të emigracionit.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është një aset i pastër për Shtetet e Bashkuara”.
Sipas ‘Reuters’, nuk është ende e qartë se si presidenti synon të zbatojë një “pezullim” të tillë të emigracionit, ndërsa ndalimet e mëparshme të administratës së tij janë përballur me sfida të forta në Kongres dhe në gjykata.
Më herët, Trump njoftoi vdekjen e Sarah Beckstrom, një prej dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të plagosur në sulmin pranë Shtëpisë së Bardhë.
Njoftimi i presidentit shihet si një ashpërsim i mëtejshëm i linjës së ashpër kundër emigrantëve, në një mandat të dytë të dominuar nga një fushatë dëbimesh masive. Në të, ai përdor retorikë të fortë anti-emigracion, duke fajësuar pa prova emigracionin për probleme si kriminaliteti i lartë apo rritja e deficitit.
Top Channel