“Shakaja pa kripë” e të miturve në Fier, alarmuan policinë me informacionet e rreme
28/11/2025 12:56
Një “shkaka pa kripë” e dy të miturve ka alarmuar policinë e Fierit.
Sipas njoftimit të policisë një 14 dhe 15 vjeçar kanë marrë në telefon sallë operative dhe u kanë thënë se ka një aksident rrugor në aksin rrugor Fier – Patos.
Pasi policia ka shkuar në vend, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.
Për rastin, materialet kanë kaluar në Prokurori në ngarkim të të miturve.
Top Channel