Qarkullonte me lëndë cannabis sativa në makinë, në pranga 22-vjeçari në Durrës

28/11/2025 14:26

Një 22-vjecar është vënë në pranga në Durrës pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij u gjet një sasi lëndë e dyshuar ‘cannabis sativa’.

Shtetasi me inicialet K.A banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë ndërsa iu sekuestrua edhe lënda narkotike bashkë me një grirës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe një grirëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta