28 Nëntori/ Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët kthejnë pikat doganore në ‘arenë’ feste me flamuj e veshje kombëtare, Rama ndan pamjet
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.
Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.
Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, – shkruan Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit. Donald Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e publikuar në faqen e tij zyrtare të “X”.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë”, e mbyll Begaj mesazhin.
I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.
Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.
Albania remains committed to working with the United States on our shared…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025
Top Channel