Festa e Pavarësisë dhe ditët e pushimeve, fluks në doganën e Kapshticës, shqiptarët festojnë në shtetin fqinj

28/11/2025 11:42

Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetëra mjete po i drejtohen shtetit grek për shkak të ditëve të pushimit në sajë të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.  

Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me tre sportele në dalje, ndërsa mësohet se pala greke funksionon me sistemin e ri dhe herë pas here has probleme çka ka sjellë dhe këtë fluks.

Mjetet janë duke pritur në radhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në radhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta