Si çdo 28 nëntor Vlora u kthyer në epiqendrën e shqiptarisë për të kremtuar ditën e pavarësisë,  një datë e shënuar për kombin tonë. Festimet në kryeqytetin e pavarësisë nisën me ceremoninë  kryesore shtetërore dhe ngritjes së flamurit.

Në Vlorë ceremonia shtetërore bëri bashkë presidentin Bajram Begaj, homologen e tij nga Kosova Vjosa Osmani kryetarin e kuvendit Niko Peleshi dhe krah tyre qëndronte kryeministri Edi Rama.

Të gjithë bashkë nderuan ngritjen e flamurit kombëtar e më pas vendosën kurora me lule në monumentin e babait të kombit Ismail Qemalit.

Pas ceremonisë shtetërore Flamur Noka dhe Luciano Boci vendosën kurora në memorialin e Pavarësisë.

I gjithë qyteti i Vlorës si çdo 28 Nëntor është në festë ku për të kremtuar këtë ditë të madhe kanë ardhur shqiptarë nga gjitha trevat shqipfolës, madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta