Fajëson Biden për lejimin e shtetasve afganë në SHBA/ Trump poshtëron gazetaren në konferencën për shtyp: Je budallaqe?

28/11/2025 11:23

Presidenti Donald Trump ka surprizuar sërish me një reagim të ashpër ndaj gazetarëve gjatë një konference për shtyp lidhur me sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, DC.

Gazetarja e CBS News, Nancy Cordes, i bëri pyetje për verifikimin e të dyshuarit afgan, Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, i cili akuzohet për të shtënat me armë ndaj  dy anëtarëve të Gardës Kombëtare. Kur Cordes citoi raportet federale që tregojnë se Lakanwal kishte kaluar kontrolle të plota dhe ishte i verifikuar, Trump shpërtheu, duke e sulmuar drejtpërdrejt: “Je budallaqe? Je njeri budalla?”

Presidenti e lidhi sulmin me dështimet e administratës Biden në lidhje me imigracionin dhe tërheqjen nga Afganistani. Ai theksoi se shumë afganë u lejua të hynin në SHBA pa verifikim dhe akuzoi qeverinë aktuale për pasojat e këtyre politikave.

Ngjarja vjen pas një serie shpërthimesh të Trump ndaj gazetarëve, ku ai ka përdorur epitete dhe kritika të ashpra ndaj mediave të mëdha si New York Times, Bloomberg dhe ABC News.

Lakanwal, i cili ka punuar me CIA-n në Afganistan, hyri në SHBA gjatë evakuimit të vitit 2021 dhe ishte verifikuar nga autoritetet federale. Sulmi i tij po hetohet si akt terrorizmi, ndërsa dy viktimat e Gardës Kombëtare, Sarah Beckstrom dhe Andrew Wolfe, po trajtohen për plagët e marra.

Trump ka përdorur shpesh këto konferenca për shtyp për të sulmuar mediat dhe për të nxjerrë në pah politikat e tij dhe të administratës së mëparshme, duke krijuar tensione të forta me gazetarët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta