Emri/ I dënuar me burg për shitje droge dhe mbajtje të armëve, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan
28/11/2025 12:49
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik vunë në pranga shtetasin Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel