EMRAT/ Prokuroria zbulon skemën korruptive të AZHBR në Korçë, si u merrnin nga 500 mijë lekë inspektorët fermerëve për t’i kualifikuar në subvencione

28/11/2025 11:54

Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm.

Kësaj here 9 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë  caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” për të 9 punonjësit e bujqësisë.

Pas denoncimeve të fermerëve drejtoria e policisë së bashku me prokurorinë e Korçës nisën hetimet. Top Channel mëson se inspektorët e terrenit para se të shpallnin fitues fermerin, në mënyrë artificiale rrisin numrin e matrikujve të gjësë se gjallë, ku paratë e matrikujve pa kafshë i përfitonin vetë inspektorët e terrenit që duhet të  bëjnë verifikime në ferma. Gjatë hetimeve u dokumentua se disa nga inspektorët nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin  nga 10-50 mijë lekë të reja për çdo aplikim, me qellim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.

Konkretisht tre prej të pezulluarve, Alfred Bakalli, Andrea Miha dhe Julian Zgura kishin si detyrë verifikonin të numrit e krerëve të gjësë së gjallë në terren, më pas bëhesh likuidimi i fermerëve nëpërmjet Skemës Kombëtare në llogarinë bankare të fermerit, buxhet ky që shpërndahet nga drejtoria e përgjithshme e AZHBR, që si titullarë mban Ardita Kuçin.

Top Channel mëson një tjetër detaj që përveç këtyre 9 emrave është edhe një tjetër inspektor i AZHBR-së i përfshirë në skemën e korrupsionit, shtetasit me iniciale A.B një ditë më parë nuk i është komunikuar masa pasi ky  fundit fiku telefonin sapo mësoi fatin e kolegëve të tij. Por ky veprim nuk e zhbën veprimin e inspektorit abuzues.

Ndërkohë, masë pezullimi është dhënë edhe për punonjësit:

  • Entela Gjata, punonjëse e degës së AZHBR Pogradec,
  • Ermal Ibri,
  • Dritan Cela,
  • Përparim Rustemi,
  • Bruno Berberi,
  • Endrit Ferati,
  • Fatos Ibi.

Përveç pezullimit, Prokuroria u ka caktuar të dyshuarve edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur pranë organit të akuzës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që drejtoria e AZHBR përfshihet në skandale korrupsioni, ku paratë e njerëzve të tokës shkojnë tek personat që janë larg bujqësisë, por afër me drejtuesit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta