Dashuria për vendin, shkolla artistike e Durrësit çel me muzikë festat e Nëntorit

28/11/2025 10:22

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, shkolla artistike “Jan Kukuzeli” hapi zyrtarisht festimet e 28-29 Nëntorit me koncertin festiv “Shqipëria në zemër, muzika në shpirt”, mbajtur në sallën Black Box.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës sollën në skenë një program të pasur me tinguj orkestralë, koralë dhe interpretime solistike, duke i dhënë publikut një mbrëmje që ndërthuri artin e artistëve të rinj me krenarinë kombëtare.

Nën drejtimin e dirigjentit Orges Mema dhe organizuar nga drejtuesja Adriana Gjepali, koncerti qe një festë e bukur artistike, ku emocionet, talenti dhe respekti për traditën e historinë tonë ecën krah për krah.

Shkolla “Jan Kukuzeli” çeli kështu sezonin e festave të Nëntorit me muzikën që mbetet një nga mënyrat më të bukura për të treguar dashurinë për vendin.

Aktivitetet festive do të vijojnë sot në mbrëmje me çeljen e ekspozitës gjurmët dhe koncertin festiv të Orkestrës Frymore të Durrësit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta