Atmosfera e festës në Tiranë/ Kryeqyteti e kalon në qetësi festën simbolike të flamurit

28/11/2025 17:29

Tirana në 113 vjetorin e Pavarësisë nuk mbajti pozicionin prirës si kryeqytet i Shqipërisë në nivel organizimi, por ajo që mbizotëroi ishte një atmosferë e vakët.

Parada nga bulevardi Dëshmorët e Kombit u zhvendos te Pazari i Ri, ku nuk pati shumë njerëz.

Nëna: Jo keq, por vjet ishte shumë bukur që jemi kënaqur jashtë mase.

Gazetarja: Pse?

Nëna: Po ndoshta vendi këtu shumë i vogël dhe pak njerëz….

 “Vjet ka qenë shumë fuqishëm edhe pse s’mbajti koha, ndërsa këtë herë si e lodhshme…”, u shpreh një qytetar.

“Vlora është emocion tjetër se kujton dhe historinë…”, tha qytetari.

Kryeqyteti ishte i qetë në këtë ditë simbolike kombëtare, pa trafikun e njohur të Tiranës dhe pa vizitorë të shumtë. Banorët që nuk ishin pjesë e organizimit ose e ndoqën nga shtëpitë festën apo nga kafenetë.

Lëvizje të pakta vërehen edhe në dyqanet me suveniret shqiptare, teksa shitësit ndiejnë një mungesë vëmendje  sikur të mos ishin festat e nëntorit.

“Çka, dobët krahasuar me vitet e kaluara. Më shumë po blejnë të huajt se shqiptarët jo”, u shpreh një shitëse.

Bashkia e Tiranës në programin e festave ka planifikuar hyrje falas në institucionet kulturore dhe turistike si në teatrin Metropol apo kopshtin zoologjik, ndërsa rikthen traditën e natës së bardhë, ku më datë 29 nëntor në Sheshin Skënderbej do të mbahet koncerti me performanca artistike me të ftuar speciale Era Istrefin.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta