Aksident zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, 8 makina përplasen në dalje të tunelit/ Detajet e para

28/11/2025 18:32
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë tetë makina, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Bërzhitës, në dalje të tunelit në drejtim të Tiranës.

Në vendngjarje janë dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe patrulla policie, të cilat po menaxhojnë situatën.

Mësohet se aksidenti ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa dy persona marrin ndihmë mjekësore në ambulancë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta