113-vjetori i Pavarësisë festohet edhe në Fier, ngrihet flamuri nën tingujt e muzikës

28/11/2025 12:39

113-vjetori i Pavarësisë është kremtuar paraditen e sotme edhe në Fier në një atmosferë festive kuq e zi.

Në ceremoninë e rastit kanë qenë të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë, nxënës shkollash, qytetare te shumtë, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar nën tingujt e bandës frymore të qytetit, me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit, ndërsa në fjalën e tij  përshëndetëse kryebashkiaku Armando Subashi ka vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për liri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta