Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Presidentja Osmani nga Shkodra: Situatë normale në demokraci, qytetarët duan një qeveri…

27/11/2025 17:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën e qeverisë në vend, duke i cilësuar zgjedhjet e jashtëzakonshme si normale në një sistem demokracie.

Sipas saj, kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt sepse qytetarët e Kosovës mezi presin të merren vendime të tjera në të mirë të vendit.

“Situatat politike, apo kjo që po ballafaqohet Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në demokraci. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit. Shpresoj që të kemi qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës mezi presin. Festa e 28 nëntori i bashkon të gjithë shqiptarët.

Çdo iniciativë që e afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është shumë e mirëseardhur. Unë besoj që kjo rrugë, Shkodër-Gjakovë, do të hapë edhe më shumë rrugë të tjera jo vetëm fizike dhe gjeografike, edhe rrugë bashkëpunimi, në ekonomi, turizën dhe kulturës’, u shpreh Osmani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta