Ura u dëmtua nga përmbytjet, bllokohen 10 fshatra në Kolonjë, banorët protestojnë
27/11/2025 09:55
Protesta po zhvillohet në Qafzez në urën e Baba Selimit ku kalon lumi Osum.
Arsyeja e kësaj proteste është bllokimi i mbi 10 fshatrave pas dëmtimit të urës nga shirat dhe përmbytjet e 1 jave më parë.
Ata thonë se nuk mund të furnizohen me ushqime, medikamete dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë padi mjetet nuk mund të kalojnë mbi urë.
Situata bëhet edhe më alarmante pasi sipas banorëve nëpër fshatra të thellë ka edhe të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit.
Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.
Top Channel